Deliu-Kodra e Lushtaku vizitojnë babain e Thaçit me rastin e 28 Nëntorit

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe Sami Lushtaku, e kanë vizituar babain e Hashim Thaçit me rastin e 28 Nëntorit.

Për këtë vizitë ka njoftuar deputetja Deliu-Kodra në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Për nder të Festës së Flamurit, daljes së parë publike të UÇK-se dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, vizituam familjen e presidentit Hashim Thaçi.

Me zemrën plotë dhe me ngrohtësinë e një burri të madh na priti babai i presidentit, baca Haxhi.

I fortë dhe shumë krenar për të birin dhe bashëluftëtarët që e udhëhoqen Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë, baca Haxhi është i bindur në kthimin e tyre triumfues, ashtu siç ishte e pastër dhe e drejtë, lufta për çlirim.