Deliu-Kodra: 44 vjeçarja e vrarë në Prishtinë është viktimë e dështimit të drejtësisë

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas vrasjes së një gruaje 44-vjeçare dje në Prishtinë nga bashkëshorti i saj.

Deliu-Kodra nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, thotë se gruaja ishte viktimë e dështimit të drejtësisë dhe papërgjegjësisë institucionale në vend.

“Njësoj si Diana Kastrati e Zejnepe Bytyqi edhe e ndjera Sopi nuk është viktimë e rastësishme është viktimë e dështimit të Drejtësisë dhe e papërgjegjësisë institucionale’, shkroi ajo në Facebook:

Shkrimi i plotë i Blerta Deliu-Kodra në Facebook:

Listës së gjatë të grave që janë vrarë nga burrat, dje i’u shtua edhe një emër. 44 vjecarja Sebahate Sopi e cila këtë të dielë u privua nga jeta, në njëren prej lagjeve të kryeqytetit, eshtë viktima e radhës e cila nuk mori ndihmën dhe mbrojtjen e kërkuar nga Institucionet përkatëse. 

Njësoj si Diana Kastrati e Zejnepe Bytyqi edhe e ndjera Sopi nuk është viktimë e rastësishme është viktimë e dështimit të Drejtësisë dhe e papërgjegjësisë institucionale.

Ajo dhunë që ushqehet, vret!