Deliu i reagon Pacollit: E papranueshme, përpjekje e pushtetit për t’i frikësuar mediat

Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje që kuvendi dhe qeveria të marrin masa ndaj mediave në Kosovë.

Ky deklarimi Pacollit, ka ngjallë reagime të shumta përmes të cilave kritikohej deputetja e VV-së.

Një ndër këto reagime erdhi edhe nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu.

Deliu, e ka cilësuar si të papranueshëm dhe skandaloz këtë deklarim të Pacollit, për të cilin Deliu ka thënë se është sulm ndaj mediave.

Po ashtu ajo ka shtuar se këto deklarata janë shqetësuese dhe përpjekje e pushtetit për të futur frikë ndaj mediave.

“I papranueshëm dhe skandaloz sulmi i sotëm i deputetes së pushtetit Fitore Pacollit, ndaj mediave. Deklarata të tilla janë shqetësuese dhe përpjekje e këtij pushteti për të futur frikë ndaj mediave, përpjekje që buron nga arroganca e këtij pushteti diktatorial”, ka thënë Deliu.