Kuvendi i Kosovës po diskuton për mosliberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian për qytetarët e Kosovës.

LDK dhe LVV kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme, madje me manipulimin e dy nënshkrimeve të deputeteve të Alternativës, Mimoza Kusari Liles dhe Ilir Dedes, shkruan Ballkani.info.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se Kosova i ka kryer gjitha obligimet e kërkuara nga BE për liberalizimin e vizave.

“Ne kemi kryer gjitha obligimet që kishim për liberalizimin e vizave, mandje edhe komisonari Hahn e tha se Kosova ka plotësuar gjitha kushtet për liberalizimin e vizave”, tha Deliu.

Poashtu Deliu tha se ende nuk ka asgjë zyrtare që vizat që nuk do të liberalizohen këtë vit.

“Neve na është thënë që nuk do të jemi pjesë e agjendës këtë vit, por ende asgjë nuk është zyrtare”.

Dy partitë opozitare LDK dhe LVV po akuzojnë Qeverinë Haradinaj për “dështim” në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. /Ballkani.info/