Deliu e PDK-së i reagon ashpër Anton Qunit: Po gënjen, të qoftë falë Lista Serbe

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, i ka reaguar ashpët Anton Qunit, ministrit të Mbrotjes, i cili sonte tha se po të vihet para zgjedhjes në mes të Listës Serbe dhe PDK-së ai do të zgjidhte PDK-në.

“Anton Quni paska thanë sonte në një emision, që nëse vihet para një zgjedhje në mes të Listës Serbe dhe PDK-së, zgjedhë PDK-në. Anton, sikur sonte ta përfaqësoje vetëm veten dhe partinë edhe mbase nuk do ta kisha marrë mundin që të reagoj, por mbi të gjitha, aty je si Ministër i Mbrojtjes dhe ishte për keqardhje ta dëgjoj një deklaratë të tillë”, ka shkruar Deliu.

“Anton, ministria të cilën e udhëheqë ti, respektivisht Ushtria e Kosovës, nëse keni harruar, është vazhdimësi e UÇK-së. Të gjithë e dimë kush e ka themeluar UÇK-në dhe kush është meritor për çlirimin e këtij vendi”.

Më pas, në vazhdim të postimit, Deliu sërish i drejtohet në emër ministrit Quni: Anton, ne e dimë edhe kush me të vërtetë ka luftuar ndaj serbëve më 1999, e kush ka kërkuar para për një gjë tillë. Tjetër gjë që nuk e përmendim.

“Gjithmonë kemi pasur dyshime se nuk jeni njeriu i duhur për të qenë në krye të asaj ministrie, dhe deklarata e juaj sonte vetëm sa na e vërtetoi edhe njëherë këtë. Anton, në këtë rast po të drejtohem vetëm si individ – sepse çfarë dua të them tani nuk dua ta lidhë më postin e ministrit të mbrojtjes.

Ti po gënjen! Sepse, aktualisht, ti dhe partia juaj, keni zgjedhur tashmë Listën Serbe. Po bashkëqeverisni me ta, prandaj ju e keni bërë zgjedhjen tuaj. Dhe Anton, pa dashur që të zgjatem shumë, ju nuk do ta keni kënaqësinë asnjëherë që të viheni para një pozicioni në mes të PDK-së dhe Listës Serbe. Kështu që po ta bëjmë më të lehtë si zgjidhje. Të lutem zgjidhe Listën Serbe. Nëse jeni në gjendje, që derisa shërbeni si Ministër i Mbrojtjes të dilni me një analogji të tillë – atëherë të qoftë falë Lista Serbe. Ju e meritoni njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo në fund. /Ballkani.info/