Deliu: Dita e Çlirimit të Skenderajt, kthen në kujtesë sakrificën e të gjithë atyre që dhanë shumë për Lirinë e Kosovës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se Dita e Çlirimit të Skenderajt, 18 qershori, kthen në kujtesë sakrificën e të gjithë atyre që dhanë shumë për Lirinë e Kosovës.

Në nderim të kësaj dite, Deliu ka bërë të ditur se palestra sportive në Skenderaj do të bartë emrin e komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, derisa në nderim të jetës dhe veprës së dr. Fatmir Fazliut, në oborrin e QKMF—së, u zbulua busti i tij.

Më poshtë mund të gjeni postimin e saj të plotë:

Dita e Çlirimit të Skënderajt -18 Qershori, na kthen në kujtesë sakrificën e pashoq të të gjithë atyre që dhanë shumë për Lirinë e Kosovës.

Përjetësisht falënderues ndaj dëshmorëve, martirëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për gjithçka që dhanë nga vetja e tyre.

Në nderim të kësaj dite, palestra sportive në Skënderaj do të bartë emrin e komandantit të shquar të UÇK-së, Ilaz Kodra.

Ndërsa në nderim të jetës dhe veprës së dr.Fatmir Fazliut, në oborrin e QKMF-së, u zbulua busti i tij.

Urime të përzemërta për të gjithë qytetarët e Skenderajt, Dita e Çlirimit!