Hamas

Delegacioni i Hamasit mbërrin në Kajro për bisedime për armëpushim

Hamasi ka bërë të ditur se një delegacion i tij ka mbërritur në Kajro për bisedime për armëpushim.

Në njoftim bëhet e ditur se zyrtarët do të takojnë shefin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel gjatë vizitës së tyre.

Hamasi përsëriti gjithashtu kërkesat e grupit të lëshuar në një propozim muajin e kaluar përpara një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim.

“Kërkesat përfshijnë një armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza, kthimin e civilëve të zhvendosur dhe shkëmbimin e të burgosurve palestinezë për pengjet izraelitë që mbahen në Gaza”, thuhet tutje në njoftim.