Delegacioni amerikan sot në Kosovë: Çfarë pritet të diskutohet në takimin e rëndësishëm?

Emisari i SHBA’së, Richard Grenell ka thënë se implementimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është prioriteti më i lartë i Administratës Trump.

Kështu bëri të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter, vetëm një ditë para ardhjes në Kosovë.

“Zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar nga Kosova e Serbia është prioriteti më i lartë i Administratës Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se delegacioni qeveritar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të udhëtojë për në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Izrael, ku do të diskutohet kryesisht rreth zhvillimit ekonomik.

Ambasada përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në takim përveç emisarit Richard Grenell, do të marrë pjesë edhe Shefi Ekzekutiv i Korporatës së Zhvillimit Financiar, Adam Boehler – siç thuhet – për të avancuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.