Delawie shpreh pasiguri për emërimin e Smithit për hetimin e ish-presidentit Trump

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith për t’i mbiëkqyrur hetimet ndaj ish-presidentit Donald Trump në SHBA.

Delawie është shprehur i pasigurt për emërimin e Smith, duke e konsideruar si jo më të duhurin për hetimin e Trump.

Ai, këtë pasiguri të tij, ia ka shprehur Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve, Merrick Garland, i cili sot e bëri të ditur pozitën e re të ish-kryeprokurorit të Speciales.

“Interesante që Garland mendon që avokati i cili ka hetuar krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, është njeriu i duhur për ta përndjekur Trumpin”, ka deklaruar ai.