Del traileri i ‘La Casa de Papel’, ja kur do të publikohet sezona e tretë (VIDEO)

‘La Casa de Papel’ publikon trailerin e parë dhe datën e publikimit të serialit.

Sezona e tretë e serialit shumë të shikuar në Netflix, ‘La Casa de Papel’ do të publikohet më 19 korrik të këtij viti.

Ky lajm padyshim se ka gëzuar shumë fansa të serialit, të cilët kanë pritur që sezona e tretë të dalë më vonë gjatë vitit.

Tani Netflix ka publikuar trailerin e parë për këtë sezonë dhe gjërat duket se do të bëhen edhe më interesante..

Pushimet e kriminelëve të cilët tashmë janë pasuruar duket se do të ndërpriten nga policia të cilëa janë duke i kërkuar që nga ikja.

Seriali shumë i shikuar në gjuhën spanjolle u bë i famshëm globalisht pasi Netflix e ka vendosur ta shfaqë e madje edhe t’i realizojë një sezonë të tretë.