Del rezultati përfundimtar, Iliri shumë para Donaldit me vota

Big Brother VIP mori fund dhe fituesi është Ilir Shaqiri. Arbana lexoi zarfin e votave që kanë dërguar shqiptarët dhe fituesi ka fituar me një diferencë të shkurtër.

Iliri dhe Donaldi ishin finalja e madhe e këtij edicioni të parë të Big Brother Vip. Ata ishin dyshja e shumëpërfolur dhe më në fund dolën në televotim kokë me kokë.

Fituesi i këtij edicioni të parë të Big Brother do të marrë 100 mijë euro. Shifër e premtuar nga produksioni i këtij viti, ndërkohë finalistët e tjerë morën 10 mijë euro.

Einxhel ishte podiumi i këtij edicioni duke u renditur në vendin e tretë, ndërsa simpatikja Beniadë mori vendin e katërt duke u eliminuar e para në finale.

Votat – Polemika kanë qenë të shumta në lidhje me votat e publikut, sidomos nga Donaldi e Romeo që e kanë kundërshtuar me të madhe rezultatin.

Në rrjet po qarkullon një foto ku duken rezultatet sipas AKEP-it. Iliri ka 35% të votave, Donaldi ka 30% të votave, Einxhel 25% të votova edhe 10% të votave AKEP-it.