Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nesër do të dalë nga vetizolimi.
Zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, i cili u bë shkas që Kurti të vetizolohej sot, ka rezultuar negativ.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai ka thënë se zyrtari për të cilin dyshohej ka rezultuar negativ.







