Del raporti i i fundit i MSH-së, dy viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve kanë vdekur dy persona nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Ballkani.info.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

20 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹNga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹSot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217.507.

ℹNë total numri i rasteve aktive është 4.541.

➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!