“Beteja” ligjore mes Amber Heard dhe Johnny Depp vazhdon dhe duket se raportet mes dy ish-partnerëve po përkeqësohen.

Së fundmi “The Blast” ka mësuar se Depp ka bërë një deklaratë shumë të fortë kundër ish-bashkëshortes.

Media e njohur rozë ka siguruar dokumentet e gjykatës për këtë çështje dhe aty janë zbuluar detaje të shumta për lidhjen mes dy aktorëve.

Sipas “The Blast” Johnny ka rrëfyer se në vitin 2015-të Amber i ka hedhur një shishe, që për pak i ka thyer gishtat.

Gjithashtu ai ka treguar se ajo i ka shuar cigaren në fytyrë, pas një debati të fortë mes tyre. Depp e ka vërtetuar këtë gjë edhe përmes një fotoje, në të cilën shihet qartë gishti i tij i dëmtuar dhe faqja e djegur nga cigarja.

loading…