Del një video nga plagosja në Pejë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot tek Fakulteti i Biznesit, në Pejë.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri të plagosur kanë mbetur dy persona, njëri prej tyre kalimtar rasti.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Në vend ngjarje janë të gjitha njësitet relevante duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 12:20 përball fakultetit të Biznesit janë plagosur dy persona me armë zjarri. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit. Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

I dyshuari për plagosjen ndodhet ende në arrati.