Del nga shtrati një pjesë e liqenit artificial në Mitrovicë

Të enjten e 19 janarit, reshjet e shiut vazhdojnë të jenë të pranishme në shumicën e territorit të Kosovës, ku si pasojë e tyre, në disa zona raportohet se ka edhe vërshime.

I rrezikuar nga reshjet është edhe liqeni artificial në Mitrovicë, i cili gjatë mesditës ka dalë nga shtrati, duke krijuar pengesa në komunikacion dhe mbushje të rrugëve me sasi të mëdha të ujit.

Në video shihet se si liqeni artificial në Mitrovicë ka dalë nga shtrati, duke përfshirë pjesën tjetër të rrugës në ujë.