Del agjenda e mbledhjes së Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë, folës edhe Kurti e Rama

Për të shënuar festën kombëtare të 28 nëntorit, dy kuvendet me raporte vëllazërore do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në kryeqytetin shqiptar.

Mbledhja mbahet të dielën me fillim nga ora 10:00, derisa deputetët kosovarë tashmë kanë shkuar në Shqipëri.

Pas fjalës së dy kryekuvendarëve. Kojufca e Nikolla, do të jetë edhe fjala përshëndetëse nga kryeministrat Kurti e Rama.

Kjo është agjenda për mbledhjen e parë të dy kuvendeve.