Deklarohet Vitia pas lajmit se mund të ketë sulm në një nga spitalet e Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar pas vizites me presidenten Vjosa Osmani në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ai foli edhe për sigurinë e pacientëve, pas informacioneve të Policisë së Kosovës që mund të ketë një sulm në një nga spitalet e vendit.

Ministri Vitia u shpreh se pacientët janë të sigurt.

Pacientët natyrisht janë të sigurt, ne bashkë me bordin dhe drejtorin e SHSKUK-së kemi pasur disa takime ku kemi biseduar që përcjellja e familjareve nëpër spitalet tona nuk duhet të jetë më shumë se një. Për momentin duhet respektuar të gjitha masat dhe duke pasë parasysh se për një kohë fatkeqësisht këto masa nuk janë respektuar aq sa duhet, ne i kemi marrë masat që mos të jetë edhe institucioni shëndetësor një nga shpërndarësit e virusit”.

Po ashtu Vitia tha se është i kënaqur që ndodhej me presidenten Osmani aty, teksa apeloi tek të gjithë të marrin vaksinën kundër Covid-19.

Është kënaqësi e veçantë që kemi presidenten Osmani sot këtu për të dhënë mesazhin që sot e dha, edhe një mesazh shtesë që përveç Qeverisë dhe Ministrisë që po mirret me sigurimin e vaksinave, po merret edhe Presidentja. Procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë. Ne nga dita e parë kemi filluar përpjekjen tona për sigurimin e vaksinave, presim shumë shpejtë që një kontingjent tjetër të vijë.

Jemi koshient se përveç vaksinimit janë të domosdoshme edhe masat mbrojtëse. Ti japim frymë edhe ekonomisë tonë dhe aktiviteteve tjera të shoqërisë sonë. Sipas informacione, vaksina është e sigurt, nuk ka efekte aspak serioze tek ata që e kanë marrë”