Deklarohet Tovërlani pas incidentit me Ahmetin: Nuk e kam kërcënuar, së shpejti pi kafe me Shpendin

Afrim Tovërlani, trajneri i njohur i futbollit është sqaruar rreth rastit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Tovërlani u mbajt për 48 orë në paraburgim, pasi që dyshohej se kanosi me thikë kryetarin Ahmeti. Mirëpo, trajneri përmes një postimi në facebook thotë se vërteta është krejt ndryshe dhe se ia ka referuar me mik Shpend Ahmetit, shkruan Ballkani.info.

Ai e ka falemnderuar Ahmetin për deklarim korrekt, derisa ka shtuar se së shpejti do të pijë kafe me Shpendin.

Postimi i plotë:

Falenderoj te gjithe te cilet kane shpreh interesim lidhur me rastin tim.

Jam shume i befasuar nga ana e mediave te Kosoves se si e kane trajtuar dhe paraqitur ndodhin time me tituj skandaloz dhe bombastik ne raport me mikun tim Shpend Ahmeti.

Ne fakt e verteta e ketij rasti eshte shume me ndryshe dhe se une njihem shume moti me Shpendin, dhe nuk eshte e vertete se e kam kercenuar, gje te cilen e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti me postimin e tij ne profilin personal ne facebook.

E falenderoj per deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse une e kam kercenuar me thike kryetarin e Prishtines dhe se e verteta e ketij rasti nuk eshte pasqyruar nga ana e mediave se si ka qene puna dhe me kane trajtuar si nje “kriminel” duke mos pasur asnje fakt apo edhe prove mbi te verteten e rastit.

Eshte per te ardhur keq se si mediat e Kosoves, keqperdorin emrat tone qe te perfitojne per interesat e tyre!

Se shpejti do te pijmë kafe me Shpendin…