Deklarohet shkurt LDK’ja: Qëndrimet tona dihen

Pas mosarritjes së marrëveshjes as në takimin e sotëm, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar.

LDK njofton se në takimin me Lëvizjen Vetëvendosje, që është mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, ka shpalosur qëndrimet e veta të ditura publikisht.

“Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit”, thuhet në njoftimin e LDK’së, transmeton Gazeta Express.

LVV’ja njoftoi pak më parë se në takimin që zgjati më shumë se dy orë nuk është arritur marrëveshje për fomimin e Qeverisë dhe se nesër do të ketë takim tjetër. Vecse, sic njofton partia e Albin Kurtit, nesër do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e QUINT’it.