Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, tha sot se zgjedhjet në Serbi janë shumë të rëndësishme për popullin serb dhe gjithë rajonin.

Ai në platformën X ka bërë të ditur se në zgjedhjet e sotme në Serbi kanë qenë të pranishëm një numër rekord i vëzhguesve ndërkombëtarë, transmeton Ballkani.info.

“Bota po shikon. Nuk duhet të ketë dhunë apo destabilizim nga ana e askujt. Le të zhvillohet procesi demokratik në mënyrë paqësore”, tha Grenell. Grenell shtoi se marrëdhëniet amerikano-serbe janë shumë të rëndësishme për Amerikën.

“Ne duhet të vazhdojmë marrëdhëniet aktuale duke ndihmuar Serbinë të largohet nga Rusia dhe të afrohet me Perëndimin. Serbia ka bërë përparim drastik në vitet e fundit, megjithatë, ndërsa ka ende punë për të bërë, Kina po bëhet edhe më agresive në rajon”, tha Grenell. /Ballkani.info/

VIDEO BONUS: Nuk janë alpet e Zvicrës apo të Austrisë, janë bjeshkët e bukura të Deçanit