Para pak çastesh doli për të dhënë informacione para medieve zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës Ekrem Lutfiu, por realisht nuk dha ndonjë detaj se a është gjetur deri më tani diçka e dyshuar pas alarmit se është vendosur një bombë në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“ Sot në këshillin gjyqësor të Kosovës ka arritur një telefonatë ku është pranuar një kërcënim për Këshillin Gjyqësor dhe është përmendur edhe Gjykata Speciale. Pasi që në Kosovë nuk ka Gjykatë Speciale, ne kemi marrë parasysh se mund të bëhet fjalë për Prokurorinë Speciale andaj edhe janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e dy objekteve”, ka thënë Lutfiu,

Momentalisht njësitet policore të Kosovës janë duke bërë kërkime të vazhdueshme në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas alarmit se në hapësira përreth dhe në objektin e Këshillit Prokurorial të Kosovës janë vendosur bomba.

Policia për këto dyshime u alarmua pasi një person anonim përmes një telefonate bërë në zyret e Stacionit Policor të Kosovës në rrugën “ Luan Haradinaj” në Prishtinë., ka thënë se ju kemi vendosur bomba, në dy objekte institucionale.
Ballkani.info është në vendin e ngjarjes, dhe për çdo zhvillim do të ju informojë me lidhje direkte nga atje. /Ballkani.info/.