Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka intervistuar Koordinatoren e Komitetit të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Dejona Mihali.

Sipas njoftimit të prokurorisë Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çëshje penale.

“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i  madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.   E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të  cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftim.