Polciia e Kosovës ka marr informatën se në dy objekte në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë ndodhen mjete të dyshuara shpërthyese.
“Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin. Për detaje te tjera ju njoftojmë me kohë”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes janë ekipet e deminimit të Policisë që po kërkojnë për mjetet e dyshimta./Ballkani.info/









