Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit që sot e zhvilloi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai u shpreh se vendet anëtare të BE-së nuk kanë interes në ruajtjen e status quo-së dhe janë të gatshëm të sjellin procesin e dialogut në një përfundim të suksesshëm sa më shpejt që është e mundur.

“Shtetet anëtare të BE-së presin që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës mbi normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të gjitha çështjet e hapura të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim“, tha Lajçak.