Deklarohet Albena Reshitaj, tregon se a do të jetë kandidate e VV-së për kryetare të Suharekës

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj është përfolur edhe sot si kandidate e mundshme e VV-së për kryetare të Suharekës.

Mirëpo, ajo sonte përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,
Ndonëse jam për disa ditë në pushime me familje, për hirë të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj gjithë juve që po më shkruani edhe sot gjatë tërë ditës, dua të ju informoj si në vazhdim:
Në jetën time akademike por edhe politike çdo herë jam udhëhequr nga parime dhe vlera të mirëfillta, të cilat i kultivoj edhe sot.
Në secilin angazhim timin të deritanishëm, qoftë ai profesional, akademik apo politik jam udhëhequr nga një plan i mbështetur në parime dhe vlera.
Mbi ketë dua publikisht të ju njoftoj se në agjendën time për angazhimet e mia politike nuk e kam planifikuar dhe nuk e kam objektiv që të involvohem në zgjedhjet lokale të parapara të mbahen në Tetor të këtij viti.
Unë vazhdoj të mbetem Deputete e Parlamentit të Kosovës, ku do të vazhdoj që të ju shërbej me nder dhe përgjegjësi.
Me respekt të veçantë për secilin nga ju!
Albena