Deklarohen Maduro dhe Guaido, njëri nga lokacioni i panjohur, tjetri i rrethuar me ushtri (VIDEO/FOTO)

Pas përleshjeve në rrugët e Karakasit, në të cilat u lënduan rëndë 71 persona, popullit i është drejtuar presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro dhe presidenti i shpallur, lideri i opozitës, Juan Guido.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka thënë se e ka triumfuar përballë tentimit për puç, i cili është organizuar nga lideri i opozitës, Juan Guaido.

Dhjetëra pjesëtarë të Gardës Kombëtare u bashkuan me opozitën në përleshjet e së martës, gjatë të cilave u lënduan 71 persona.

Sidoqoftë, përmes një fjalimi në televizion, presidenti Maduro tha se Guaido ka dështuar ta kthejë ushtrinë kundër tij.

Guaido këmbëngul se Maduro e ka humbur kontrollin ndaj forcave të armatosura. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për më shumë protesta të mërkurën.

Guido ka folur nga një lokacion i panjohur, shkruan Ballkani.info.

Lideri i opozitës është njohur si president i përkohshëm i Venezuelës nga më shumë se 50 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe shumicën e shteteve të Amerikës Latine.

Shtetet e Bashkuara e përsëritën mbështetjen për Guaidon të mërkurën. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha se ka mundësi të merren masa ushtarake ndaj regjimit të Venezuelës, nëse është e nevojshme.

Megjithatë, presidenti Maduro, i cili mbështetet nga Rusia, Kina dhe komandantët më të lartë të ushtrisë, ka refuzuar t’ia dorëzojnë pushtetin rivalit të tij, shkruan “BBC”. /Ballkani.info/