Reagime

Deklarimet për Rugovën e UÇK-në, Xhavit Haliti i përgjigjet Lumir Abdixhikut

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, i është kundërpërgjigjur Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, në debatin mbi qëndrimet e Ibrahim Rugovës, ish-president i Kosovës, dhe prapaskenat e Konferencës së Rambujesë.

Haliti ka theksuar se Abdixhiku e ka postin falas dhe se dëshiron të bëhet rugovian pa e njohur as vetë Rugovën.

“Lumiri që e ka postin falas, kërkon të bëhet rugovian, pa njohur siç duhet as doktrinën dhe as vetë Rugovën!

Nejse, ka kohë të mësojë shumë gjëra, përfshirë edhe atë se historia as nuk pritet me gërshërë dhe as nuk mbulohet me “make up”!

Erën e plumbave e ngatërron me erën e qumështit, por i ri është, do të mësojë!” – shkroi Haliti në Facebook.