Deklaratë e çuditshme nga deputetja e VV-së: Opozita po feston pse s’ka pëlqim për heqjen e vizave

Liberalizimi i vizave për Kosovën, me gjasë dështoi edhe një herë të arrihet gjatë samitit të Bashkimit Evropian, në të cilin samit, përveç liderëve të shteteve anëtarë të BE-së, morën pjesë edhe udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Rreth kësaj, pati reagime të shumta, duke përfshirë edhe nënkryetaren dhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku.

Kollçaku, në reagimin e saj, dha një deklaratë të çuditshme, duke aluduar se opozita në Kuvendin e Kosovës po feston pse s’pati sinjale për heqjen e vizave.

Madje, nënkryetarja e VV-së, ka shkuar më larg duke thënë se opozita nuk interesohet për qytetarët, por vetëm që liberalizimi i vizave të mos ndodhë gjatë kohës që Albin Kurti udhëheq Kosovën.

Postimi i plotë:

Po feston opozita në Kuvend.

Nuk paska ende pëlqim për liberalizim të vizave ??

E tash, a po flasim për të njëjtin popull?

Për Trustin??? Kinse të brengosur për qytetarët këta milionerë. Ata nuk e kanë brengën e pensionit. I kanë siguruar edhe nipat mootiiiii.

Vizat edhe ashtu i kanë në pasaporta, e sa për qytetarët….

Për ata është me rëndësi vetëm një gjë, të mos ndodhë liberalizimi në kohën e Qeverisjes Kurti.