Deklaratat pas arrestimit të Haki Rugovës, reagon Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, nuk ka dashur të komentonte mbi deklaratat e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa pas arrestimit të nënkryetarit të kësaj partie dhe kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

Ai tha se kur kanë ardhur në ministri kanë dashur të instalonin moton që politika t’i mbajë duart larg drejtësisë.

“Nuk kam koment për asnjë deklarate, por unë mëtoj ta shtyjmë përpara ketë moto që ‘Politika t’i mbajë duart larg drejtësisë’”, tha ai.