“Deklarata për prindërit e Skënderbeut mu keqinterpretua, ata janë 100% shqiptarë”

Politikani shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviq theksoi se deklarata për prindërit e Skënderbeut i është keqinterpretuar dhe se ata janë 100% shqiptarë.

Abazoviq në Rubikon tregoi se i gjithë keqkuptimi u bë nga ndërhyrja e gazetarit në emisionin që ishte i ftuar.

“Kam thënë nana ka qenë sllave, gazetari ka ndërhyrë 1000 herë dhe është nxjerrë këtë deklaratë”.

“Prindërit e Skënderbeut ishin shqiptarë, 100% shqiptarë”.

“Historianët thonë se ka qenë shqiptare Vojsava, mirëpo me fe ka qenë ortodokse”.

Abazoviq mes tjerash tregoi se edhe vet është shqiptar veçse “viq” nga Abazi iu shtua në Luftën e Dytë Botërore.