Deklarata për Kralevën, lajmërohet Luljeta Aliu, ja çfarë thotë tani

Një deklaratë e opinionistes Luljeta Aliu e bërë në emisionin Pressing në T7 ka shkaktuar reagime të shumta në vend.

Luljeta Aliu ka eskaluar në emisionin “Pressing” në T7 ku po debatonte me Ardian Kastratin, i cili së fundmi aderoi në PDK.

Ky i fundit i tha Aliut se mënyra si ajo diskuton është tendencë për ta barazuar votuesin e PDK-së me një të Kralevës në Serbi, por shtoi se këtë nuk e tolerojnë.

E këtu Aliu eskaloi duke thënë se “pse po e ofendon Kralevën”

Kastrati reagoi duke i thënë se po i ofendon mbi 200 mijë votues të PDK-së, duke i  konsideruar si njerëz të barabartë me serbët e Kralevës në Serbi.

Pas krejt reagimeve që ka marrë Aliu, ajo ka reaguar përmes profilit të saj zyrtar në Facebook.

“Dhurata e Rankoviqit. Kështu është quajtur veriu i Kosovës nga lideri i PDK-së. Kaq për sonte”, ka shkruar ajo.

Më vonë, Aliu e ka bërë edhe një tjetër postim.

“Gjuani! Këtu jam!”, ka shkruar ajo.