Deklarata kërcënuese e Haxhiut për prokurorin, Çitaku: Të dorëzuar i duan të gjithë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklarimit kërcënues të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për prokurorin, duke i kërkuar të dorëzohet për gjykimin e saj, e cila është e akuzuar për hedhje të gazlotsjellësit.

Çitaku ka thënë se kjo mendësi në Kosovë nuk kalon. Një gjë të tillë ajo e ka thënë në ‘Facebook’.

“Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën”, ka deklaruar ajo.

“Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë”, vijon postimi i saj.