Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy Osman Atalayt, turkut të dyshuar si antiamerikan dhe prorus

Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH ka “mbajtur shënim” sot rreth deklaratave të kryeministrit Kurti për shaminë duke e postuar atë të plotë.

Se kush është Osman Atalay dy vite më parë ka folur analisti Milaim Zeka. Ai i kishte përmendur disa vizita të Albin Kurtit në Turqi në vitin 2019, ku gjatë tërë kohës kishte afër vetes nikoqirin e tij, themeluesin e Fondacionit të Ndihmave Humanitare, (IHH), Osman Atalay, i cili njëherësh është edhe veteran nga lufta e Bosnjës i cili siç thotë Zeka,  ishte pjesë i zinxhirit komandues në brigadën e 7-të të Gjihadit, të njohur ndryshe edhe si “El-Muhaxhid”, me qendër komanduese në Zenicë si pjesë të Korpusit të 3-të të Armatës së BeH.

Zeka ka thënë se organizata të tilla bashkë me mafinë ruse qëndrojnë prapa bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se këtë e dinë edhe vendet e BE-së dhe ShBA-ja.

Ish-deputeti Milaim Zeka po ashtu kishte thënë se antiamerikanizimi i Albin Kurtit nuk është i rastësishëm.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e kishte akuzuar kryeministrin Kurti për financim të dyshimtë nga, siç ka thënë ai, “qarqe të dyshimta kundër Kosovës”.

Haradinaj në vitin 2020 ishte shprehur se Kurti e ka pasur fushatën më të shtrenjtë zgjedhore, prej të gjithë kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Ai ka thënë se Kurti ende nuk i ka treguar financat e tij dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kurti si ka treguar ende Kosovës se sa para ka shpenzuar për fushatën e tij që ka qenë më e shtrenjta nga gjithë ne. Le të tregojë ai sa pare harxhon për të gjitha këto faqe të përkrahësve të tij, sepse kushton me mbajt një infrastrukturë të tillë. Ai financohet nga qarqe të dyshimta që janë kundër Kosovës”, kishte thënë Haradinaj. /Demokracia.com/