Deklarata e Kidës që i ‘shokoi’ fansat: Jam ende e virgjër (VIDEO)

Kida është ndër artistet më të dashura për publikun, e cila numëron shumë hite.

Këngëtarja ishte e ftuar së fundi në “Pop Culture”, ku ndër të tjera ishte pyetur edhe për jetën private.

E pyetur rreth asaj pse nuk shkruhet asgjë për jetën e saj private, Kida thotë se nuk ka patur asnjëherë të dashur dhe se është e virgjër.

“Jo nuk kam patur. E di që ju duket interesante, por jo s’kam patur”, tha këngëtarja.

Ndërsa, kur gazetari e pyet “S’ke pasur asnjëherë diçka intime me dikë”, ajo përgjigjet “Jo dhe mos më pyesni më për këtë temë”.

Për ndryshe, “Deja Vu” titullohet projekti i fundit nga Kida, në duet me Lyrical Son, të cilin e shoqëroi edhe me videoklip.

https://www.instagram.com/p/BxsRAHHhUD1/?utm_source=ig_embed