Deklarata e Ganimete Musliut që e la pa koment Arben Vitinë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar sot nga ministri Arben Vitia punë dhe veprime në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Ajo e akuzoi ministrin Vitia se ka humbur ndjeshmërinë ndaj vdekjeve në Kosovë. Musliu nuk la pa e përmendur edhe rastin e vdekjes së të riut Agron Musliu në qendrën e karantimit tek konviktet.

Me vet konstatimin e paligjshëm për karantinimin, për Agron Musliu e keni humbur sensin e ndjeshmërisë për qytetarët e Kosovës. Andaj edhe këto vdekje sot për ju janë të natyrshme dhe normale.

Kthjellu ministër, vepro ministër, mos na mbaj ligjërata. Nuk kemi nevojë sot për demagogji. Kemi sot nevojë për të qenë konkret në veprime dhe për ta shpëtuar qytetarin e Kosovës nga vdekja që po i sillet mbi kokë”, ka thënë Musliu. E ndaj kësaj deklarate të Musliut, Vitia nuk pati asnjë koment.

“Zonja Musliu, nuk kam koment, faleminderit”, ishte përgjigja e Vitisë. “Sapo e vërtetuat atë së çfarë thashë unë. Sapo thashë që Qeveria e Kosovës ka pare të mjaftueshme, ka buxhet të mjaftueshëm për të blerë vaksina. Sigurojeni vaksinën, blijeni vaksinën. Hajde bëjmë rishikimin e buxhetit, çka është e nevojshme. Sjelle këtu dhe kemi me të përkrahë. Mos i le qytetarët në mëshirën e moshës. Rasti i vaksinave nuk duhet të mbetet në nivelin e lëmoshës. Si duket ju ministër jeni bërë imun ndaj vdekjeve në Kosovë.