Deklarata e fuqishme e familjarëve nga Podujeva, që u pajtuan pas 17 viteve (Video)

Ishte viti 2005, kur për shkak të një mosmarrëveshje, në fshatin Bajçinë kishte ndodhur një vrasje, e cila për 17 vjet me radhë i kishte lënë në hasmëri dy familje nga Podujeva.

Familjet Gjata dhe Gashi, kanë gjetur forcën për t’u pajtuar mes vete dhe këtë ngjarje t’ia lënë të kaluarës.

Kjo gjë ka shkaktuar gëzim të madh jo vetëm të dy familjeve, por për të gjithë ata që e kanë ditur këtë ngjarje.

E dy familjarë, njëri i familjes Gjata, e tjetri i familjes Gashi, me t’u pajtuar, kanë dhënë një mesazh të fuqishëm për ta gjithë neve.

Urimi i tyre është që ngjarja që u ka ndodhur atyre, mos të përsëritet asnjëherë tek asnjë familje shqiptare.

Deklaratat e plota mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme;