Manuel Sarrazin

Deklarata e Escobar për “zhgënjimin e Uashingtonit, Brukselit, Parisit, Romës e Berlinit me Qeverinë e VV-së”, Sarrazin: S’e komentoj

Emisari i Gjermanisë Manuel Sarrazin i cili ka qëndruar sot në Prishtinë ku ka pasur një drekë pune me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, nuk ka pranuar të komentojë një deklaratë të Emisarit Amerikan Gabriel Escobar se Uashingtoni, Parisi, Brukseli, Roma e Berlini janë të zhgënjyer me Qeverinë e VV-së. ” Nuk e komentoj këtë” ka thënë Emisari gjerman në një intervistë për RTK të enjten.

Sarrazin ka takuar Kurtin të njëjtën kur një zyrtar i lartë amerikan që ka qëndruat në Kosovë ka takuar vetëm Presidenten Osmani e jo edhe shefin e qeverisë.

Escobar gjatë javës qe shkoi kishte qenë shumë direkt.

“Nuk është hera e parë, këtë ua them. Dhe, ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes – jo vetëm në Uashington, por në Bruksel, Romë, Berlin dhe Paris, gjithashtu”, kishte thënë ai.

“Ne, përderisa i afrohemi 25-vjetorit të aksionit të NATO-s, është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që forca e marrëdhënies ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes njerëzve.

Ne gjithmonë do të jemi miq të ngushtë të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi dallime me individë dhe me qeveri individuale. Dhe, mendoj se këtu jemi tani… po hyjmë në një periudhë të mungesës së komunikimit. Dhe ne, të paktën nga pala amerikane, po bëjmë gjithçka që mundemi për ta riparuar këtë marrëdhënie”, kishte shtuar Escobar.

VIDEO BONUS: