Deklarata e Daut Haradinajt për zgërdhirje me Bërnabiqin e nervozon fort Kurtin

Kryeministri Albin Kurti dhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj janë përplasur ashpër në Kuvend më seancën e jashtëzakonshme.

Haradinaj i ka thënë Kurtit se nuk ka nevojë t’i zgërdhihet kryeministres serbe, Ana Bërnabiq e të tjerëve, por le të merr vendime, sepse nga ai kërkohet përgjegjësi edhe për raportet me Amerikën edhe për taksën.

Po ashtu Haradinaj i ka thënë Kurtit se ai ju ka premtuar amerikanëve që nëse “ia heqin ish kryeministrin Haradinaj”, do ta heqë taksën, raporton Ballkani.info.

Kjo deklaratë e ka nervozuar Kurtin, i cili ka thënë se nuk është e vërtetë që iu ka qeshur e zgërdhirë Bërnabit.

Megjithatë kjo foto tregon të kundërtën e asaj që e tha Kurti. /Ballkani.info/