Ish-deputeti Milaim Zeka, ka reaguar pas arrestimeve për keqpërdorime me subvencionet në bujqësi.

Qe ne vitin 2016-2017, ne foltoren e Parlamentit te Kosoves, me fakte, i kam denoncu hajnite e medha qe jane bere me grantete e bujqesise”, ka shkruar Zeka.

“ Çdo minister o i ka ditur keto hajni, o vet ka qene i perfshire ne to. Shumica jane zyrtare te larte te politikes.

Ata qe kane memorie te pashkaterruar e mbajne ne mend kur pata thene qe nje traktor eshte shitur tri here, nga 60 mi euro. Dmth, nje traktor 180 mi euro!

Hetimet duhet te leshohen edhe brenda hetueseve te policise.”, ka apeluar ai.

Reagime ka pasur edhe nga VV-ja. Zëdhënësi Arlind Manxhuka ka paralajmëruar vendosmëri në aksionin e nisur të drejtësisë kundër zyrtarëve të korruptuar.

“DIKUR: Arrestohet aktivisti i VV-së në aksionin, protestën X.

TASH: Arrestohet për vjedhje në rastin X, subvencionin Y dhe transportin e Z.

Përcaktimi është i qartë, dallimi po ashtu”, ka shkruar ai në Facebook.