Rasim Selmanaj

“Dekada e Deçanit”, flasin për luftën Daut Haradinaj e shumë luftëtarë tjerë

Libri “Dekada e Deçanit”, i autorit Rasim Selmanaj do të publikohet më 26 të këtij muaji.

Në pjesën e parë të librit për herë të parë publikohen detaje ekskluzive për ngjarjet e vitit 1981, përkatësisht për komitetin e vendit dhe grupin ilegal Shqiponja.

“Shumëçka për herë të parë do të publikohen në këtë libër përfshi këtu lidhjet e Jusuf Gërvallës me njerzit e Deçanit… Çka i shkruante Jusuf Gërvalla Nazmi Selmanajt, si funksiononte sistemi i tresheve ilegale, cilat ishin aksionet e vitit 1981”, ka thënë Selmanaj për Indeksonline.

Për luftën flasin Daut Haradinaj, Ardian Malaj, Florim Mustafaj, Astrit Mehmetaj, Besim Selmanaj, Petrit Mazrekaj, Bujar Haradinaj etj të gjithë këta liftëtar e komandant të shquar në vijat e frontit nga dita e parë e deri në përfundim të luftës.

Në libër përfshihen ngjarjet dhe kronikat në Dekaden e Deçanit 2009-2017!

Libri ka 10 kapituj, gjithësejt 888 faqe dhe do të promovohet më 26 tetor në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, në Deçan.