Një nga emrat më të komentuar kohëve të fundit por edhe në vazhdimësi, është emri i Koordinatores për Komitetet të Vetëvendosjes (VV), Dejona Mihali.

Përveç pushtetit të paparë brenda Vetëvendosjes e grupit parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, ajo duket se pushtet ka edhe më shumë se kaq.

Tashmë Dejona Mihali duket se e ka “kapur” edhe anëtarë të partisë “GUXO” të themeluar nga presidentja Vjosa Osmani, e që aktualisht ka dy kryetar, kryediplomaten Donika Gërvalla dhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Është deputeti i GUXO, Haxhi Avdyli, i cili ka publikuar një fotografi me Mihalin e VV-së.

Ata shihen të buzëqeshur, teksa deputeti Avdyli pak ka ironizuar e shumë ka thur lavde për Mihalin.

“Vendosa me u anku në grup parlamentar për Dejonën. Që për 3 vite deputet asnjë fjalim nuk ma shkroi, asnjë sugjerim, e asnjë thirrje sma bëri për qëndrimet e mia.”

“Jashtë sarkazmës, Dejona është një person e dashur, e kulturuar, një patriote, eksperte e formësuar, që të dëgjon me vëmendje dhe pranon sugjerimet tona.”

VIDEO BONUS: Osmani, Kurti e Konjufca bashkë me Rifat Jasharin në parakalimin e Ushtrisë së Kosovës