Dehet infermierja, vozit më gjatë se 11 kilometra në korsinë e gabuar (VIDEO)

Një infermiere britanike po voziste nën ndikimin e alkoolit në korsinë e gabuar për më gjatë se 11 kilometra në autostradë.

Ajo shmang të gjithë shoferët dhe, më pas, futet në gjysmërreth për t’u futur në korsinë e duhur, shkruan tabloidi britanik.

Emma Marshal Davies pranoi në polici se ajo kishte pirë verë para se të voziste makinën e saj të tipit Volkswagen Polo.

Ajo u shpall fajtore pasi në test të alkoolit i rezultoi se kishte dy herë më shumë alkool në gjak sesa sasia normale e përcaktuar.

Ajo u dënua me 12 muaj shërbim në bashkësi dhe gjobë me vlerë prej 1.000 euro.