Dehari urdhëron deputetët që të mbajnë maskat anti-Covid

Ka nisur seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca po mbahet në kushte të pandemisë.

Drejtuesi i kësaj seance, deputeti më i vjetër i legjislaturës së tetë, Avni Dehari u ka thënë deputetëve se të gjithë duhet të mbajnë maskat mbrojtëse nga Covid-19.

Ai ka thënë se kjo është kërkesë e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.

Ndryshe, sot përpos konstituimit të Kuvendit, pritet të votohet edhe Qeveria Kurti 2.