Propaganda ruso-serbe ka degraduar ditët e fundit. Portali “Kosovo Online” që financohet nga regjimi tashmë i konsideruar fashist i Vladimir Putinit, është duke propaganduar lajme të rrejshme për të nxitur konflikte ndëretnike.
Ky portal që financohet direkt nga fondet ruse dhe i shërben Vuçiqit për propagand, ka degraduar me lajme të rrejshme, duke paraqitur kinse janë dëmtuar varret e serbëve nëpër Kosovë.
Përmes disa intervistave, tentohet që varrezat serbe të paraqiten si të demoluara, duke provuar të nxitin edhe konflikt ndër etnik, për ta destabilizuar situatën në Kosovë.
Rusisë dhe Serbisë i ka penguar që Kosova është rreshtuar krah vendeve demokratike që kanë dënuar regjimin fashist të Vladimir Putinit, që ka pushtuar Ukrainën dhe po vret civilët e pafajshëm.
I vetmi vend në Evropë deri më tani është Serbia që nuk e ka dënuar regjimin fashist të Putinit.








