Nuk është vetëm këngë.

Reperi i talentuar nga grupi Babastars, Majk, sot ka publikuar projektin e tij të ri, të titulluar “Nuk Dorëzohna”.

Këtë këngë, ai e ka shkruar duke u bazuar në ngjarje të vërtetë.

Mirëpo, fabula e kësaj këngë është e atillë që po e dëgjove të mbush plot inspirim për jetë, pasi është një mesazh i mirë se si duhet luftuar për atë që e do.

Përpos tekstit, edhe klipi i reperit është aq profesional dhe ka lidhshmëri me këngën, sa është një motiv më shumë për t’u mos u dorëzuar asnjëherë.

Pra, sa herë që ndiheni të thyer, dëgjojeni këtë këngë dhe rikthehuni në luftimin për ëndrrat tuaja.