Fjalimi i Kurtit

Dëgjojeni dhe vlerësojeni vetë Kryeministrin Kurti

Albin Kurti pasi ishte rrëzuar nga pushteti si rezultat i përplasjeve me LDK’në rreth raporteve me SHBA’në, nga ballkoni i selisë qendrore të partisë që udhëheq kishte drejtuar kritika prej opozitari për Qeverinë Hoti dhe menaxhimin e pandemisë.

Kurti në këtë fjalim thoshte se lehtësimi i masave anti-COVID 19 kishte ndikuar në mbushjen e morgut të spitalit.

“Këta erdhën si çlirimtarë të biznesit e turizmit por po e mbushin morgun e spitalit”, dëgjohet të thotë Kurti në këtë video.

Gjithashtu si kritikë, Kurti atë botë e përmendte edhe faktin që shumë shtete e kishin futur Kosovën në listë të zezë për shkak të situatës pandemike.

Sipasj tij ky ishte krimi më i madh politik e qeveritar “mbi njeriun e Kosovës, mbi qytetarin e Republikës.

Por cila është sot situata pandemike në Kosovë nën qeverisjen e Kurtit si kryeministër.

Vendi pas mbledhjes së Qeverisë sot në orën 16:00 do të mësojë edhe zyrtarisht masat e reja shtrënguese anti-COVID, meqë rastet e vdekjeve dhe të infektimeve janë alarmante.

Me mbi 20 mijë raste aktive dhe me mbi 120 të vdekur në dhjetë ditët e fundit, Kosova ka hyrë në një situatë të jashtëzakonshme, të cilën do të bëhet përpjekje për ta normalizuar përmes orës policore e masave të tjera.

Gjithashtu, Kosova si shtet gjendet edhe në listën e zezë të shumë shteteve si SHBA’ja, Gjermania e të tjera, të cilat udhëzojnë shtetasit e tyre të mos ia mësyjnë Kosovës.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 18 vdekje dhe mbi 1 mijë e 800 raste të reja.

Derisa sot si pasojë e COVID-19 ka vdekur edhe një 20 vjeçare nga Gjakova, babai i të cilës kishte vdekur gjithashtu nga COVID’i para pak ditësh.