Dëgjoi zhurmë të çuditshme në murin e shtëpisë, heq një tullë dhe habitet nga ajo që sheh (FOTO)

Në shtator, një pronar i një shtëpie zbuloi disa mysafirë të “paftuar” në shtëpinë e tij.
Ai filloi të dëgjonte zhurma të çuditshme në shtëpinë e tij, zhurma këto që dukej se po vinin nga një tullë në mur.

Ai thirri një ekspert për t’i ndihmuar me mysafirët e paftuar dhe e gjeti menjëherë problemin se nga po vinte zhurma, transmeton Gazeta Express.

Pasi përdori një monitor për të zbuluar burimin e zhurmës, David kuptoi se brenda murit ndodhej diçka e madhe.

Në mënyrë që të sigurohej se mos kishte ndonjë insekt ose zvarranik helmues, David lëshoi tym në mur për të qetësuar atë që ndodhej brenda. Ai filloi ngadalë t’i hiqte tullat, tullë pas tulle, dhe pas disa minutave u shfaq…

Brenda në mur ishte bërë një koloni bletësh. Sa më shumë tulla që hiqte, aq më shumë dyll me bletë mund të shihej. Pronari i shtëpisë mbeti pa fjalë nga ajo që pa.