Dëgjohet dëshmitari i tretë i Prokurorisë në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Gjykata Speciale ka njoftuar se të enjten po dëshmon dëshmitari i tretë i mbrojtur i Prokurorisë Speciale në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

Specialja në një njoftim ka bërë të ditur se e gjithë seanca do të jetë private, raporton Demokracia.com.

“Dëshmitari i tretë i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është dëshmitar i mbrojtur W04421. Duke iu referuar vendimit të mëparshëm të Panelit, seanca e sotme do të jetë tërësisht me dyer të mbyllura”, thuhet në njoftim.

Përgjatë kësaj seance, e cila ishte në dispozicion 12 minuta për publikun, Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, njoftoi për një pjesëtar të ri në ekipin e mbrojtjes.

“Dua të prezantoj një nga kolegët e mi që është hera e parë që vjen, është Jordan Behman. Meqë na keni thënë t’ju njoftojmë persona të rinj, duhet t’i prezantojmë përpara trupit gjykues”, deklaroi ai.