Dëgjimi i ezanit në Kamenicë- A po frikësohet Kurti nga humbja e votave të myslimanëve?

Ezani nuk është dëgjuar gjatë dy viteve pushtet të Qeverisë Kurti. Fjalimet e pushtetarëve nuk ndërpriteshin për të dëgjuar ezanin, siç kishte ndodhur në fushatën e fundit zgjedhore.

Mirëpo ndryshe u veprua sot gjatë ditës. Ndodhi në Kamenicë.

Teksa, kryeministri Albin Kurti po merrte pjesë në vënien e gurthemelit të një shkolle fillore u dëgjua thirrja e ezanit.

Për t’iu drejtuar të pranishmëve, i pari i qeverisë priti derisa të përfundonte thirrja për namaz.

Kjo nuk është hera e parë që Kurti e bën këtë veprim. Fjalimin e ndërpriste edhe gjatë fushatës zgjedhore kur dëgjohet thirrja e ezanit. Por që nga at’herë, nuk e bëri me deri sot.

Albin Kurti për dallim nga periudha para zgjedhjeve, pas marrjes së pushtetit ka ndryshuar në tersi qëndrimet, sidomos ndaj premtimeve për besimtarët mysliman.

Lufta e Kurtit me praktikuesit e fesë kishte filluar që nga dështimi i votimit të Kodit Civil në Kuvend.

Deputetët që votuan kundër kalimit të Kodit Civil nëpërmjet së cilit kalonte ligji për lejimin e martesave në mes personave të seksit të njëjtë, u bën shënjestër e Kurtit i cili ua mbylli derën për poste të larta në parti.

Kodi Civil kishte dështuar të miratohej në Kuvend pikërisht pse për të kishin votuar kundër edhe deputetët e pushtetit.

Kur më 16 mars kjo çështje kishte dalë në Kuvendi, nga 61 deputetë sa kishin votuar, 29 ishin kundër, 28 për dhe 4 abstenime, në mesin e të cilëve 14 ishin nga radhët e LVV-së.

Saktësisht për këtë çështje ligjvënësit e Kurtit kishin votuar kundër – disa nga të cilit ishin: Gazmend Gushinca, Labinotë Demi – Murtezi, Eman Rrahmani, Burim Karameta, Gramoz Agusholli, Visar Korenica, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Drita Millaku dhe Fjolla Ujkani, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky rikthim i Kurtit te respektimi i ezanit erdhi pas shpërthimit të një beteje mes tij dhe deputetëve me bindje fetare.